MENU
klinika

"Fjalimi i Bushatit"

Patozi: Të ketë ndryshuar Ditmiri thua?

03.04.2019 - 18:26

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi përmes një statusi në Facebook komentoi fjalimin e sotme të ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, të cilin e quajti një “xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes”.

Por, Patozi shpreh habinë se si për fjalën e tij qënkan gëzuar më shumë ata, siç i quan ai ish-kolegët e tij në PD, të cilët thotë se vetëm një muaj më parë e quanin zëdhënës të bandave.

Kujtojmë që ish-ministri foli sot në Kuvend për një lloj kapitullimi të opozitës me djegien e mandateve, por nuk kurseu kritikat as për të vetët kur tha se maxhoranca nuk mund të jetë arrogante.

kolana e librave

astrit-patozi-konica.al
astrit-patozi-konica.al

Statusi i plotë i Patozit:

“Edhe mua më pelqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament, pavarësisht se e kam pasur dhe e kam kundërshtar politik.
Sepse e shikoj, gjithsesi, si një xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes, që, për fat të keq, nuk e vetmja sot në Shqipëri.
Një shenjë e zbehtë ndoshta se në partitë tona të shndërruara në kazerma ushtarake mund te fillojnë e të flasin, apo qoftë edhe të belbëzojnë, ata që janë më kurajozë dhe më mendjehapur.
Por po shoh se shumë më tepër se unë qenkan gëzuar ata, të cilët vetëm një muaj më parë e quanin atë Ditëziu i krimit në Shkodër dhe zëdhënës të bandës së Bajrave.
Të ketë ndryshuar Ditmiri thua, apo janë bërë më të dhembshur dhe mirëkuptues ata?”