MENU
klinika

Marrëveshja me 10 pika

PD zyrtarizon koalicionin opozitar, partitë që i bashkohen

23.04.2019 - 09:33

Paraditen e sotme, kryedemokrati Basha po zhvillon një takim me aleatët.

Ky takim është thirrur për të firmosur marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar.

Të pranishëm në takim janë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ata arrin pjesë në takim si të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

Kjo marrëveshje synon përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në këtë marrëveshja gjithashtu përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin qeverisë tranzitore.

Partitët nënshkruese janë; LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

kolana e librave

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

7. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8. Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar

9. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

10. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN