MENU

Kriza politike

Përfundon takimi ‘kokë më kokë’ mes Ramës dhe Palmer

08.04.2019 - 18:20

Ka përfunduar takimi mes zv.ndihmës sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer dhe Kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se biseda ka zgjatur rreth 100 minuta, ndërkohë që Palmer do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Twitter” thotë se me Palmer ka biseduar për disa çështje me rëndësi për Shqipërinë.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matheë Palmer”, shkruan Rama

Të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta.Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN