MENU
klinika

Reshjet e shiut

Përmbyten disa rrugë në Vlorë

10.04.2019 - 08:38

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë sjellë prezencë të madhe uji në disa akse rrugore.

Lagjja “28 Nëntori”, lagjja “Pavarësia”, “Skelë” dhe disa akse rrugore janë nën ujë.

Ndërkohë që punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës, reshjet e shiut vijojnë të jenë të dendura.

Sinoptikantët e kishin paralajmëruar se në disa zona të vendit, priten të ketë përmbytje, për shkak të reshjeve të dëndura të shiut.

Madje në zonat malore janë rikthyer edhe reshjet e dëborës.

Ndërkohë banorët dhe fermerët, veçanërisht në zonën e jugut, i frikësohen ditëve në vijim, që mos të përsëriten përmbytje si vitin e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN