MENU
klinika

Zbulon arsyen

Pse Miriam Cani nuk merr pjesë në festivale?

17.04.2019 - 15:11

Miriam Cani është padyshim një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun dhe ka shuar kureshtjen e të gjithë atyre që shpesh kanë pyetur veten se përse këngëtarja nuk merr pjesë nëpër festivale.

Ajo ka vite në skenë dhe gjithnjë tërheq vëmendjen, jo vetëm për karrierën por edhe për jetën e saj me Alban Skënderaj dhe vajzën e tyre Amelian.

kolana e librave

Ndërkohë, së fundmi në një intervistë e pyetur se përse ajo nuk e shfaq veten në festivale, Miriami ka zbuluar edhe arsyen se përse nuk merr pjesë asnjëherë në festivale.

Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet, pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo me projektet e mia artistike, jo të garoj“, ka thënë ajo.

 E ëmbël dhe e dashur pavarësisht merr apo jo pjesë në festivale ajo mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare me zërin, performancat dhe klipet e këngëve të saj. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Gjëra të bukura po vijnë!”

Çfarë po ‘kurdis’ Miriami dhe Albani?