Duke qenë se këngëtarja Vesa Luma ka kohë që po jeton larg bashkëshortit Big Basta, i cili ndodhet në Zelandën e Re, ajo ka ngjallur kureshyjen e fansave dhe është pyetur për këtë.
Vesa u shpreh se të dy e përjetuan keq largësinë, por kjo gjë do të marrë fund sapo të mbarojë projektet që ka nisur. Vesa ka në plan të mbajë një tur koncertesh në Shqipëri e Kosovë, dhe një album të ri që do të vijë shumë shpejt:
“E përjetuam ndarjen shumë, por ai do vijë shumë shpejt, e nuk do jetë më i mërzitur Unë dhe Big Basta duhemi shumë. Kemi disa projekte që do të jenë koncerte recitale në Shqipëri e Kosovë dhe këngë të reja. Më pas do të jetë një album përfundimtar, e pastaj do të kthehem rehat në Zelandë”, u shpreh këngëtarja.
Në këtë mënyrë Vesa ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke na treguar se kjo largësi ështëe përkohshme dhe ka p♪7r arsye vetëm realizimin e prokjekteve nga ana e të dyve.