Katër dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë dalë në mbështetje të vendimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini për pezullimin e Rektorit Mynyr Koni.
Në një deklaratë për mediat ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.
“Vendimi i ministres së arsimit, ishte efiçent. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen. Drejtimi i Universitetit të Tiranës është bërë pa zbatuar detyrat. Vështirësi nga mentaliteti i vjetër i drejtimit”, është shprehur dekani Kule.
Kujtojmë që gjatë ditë së sotme ministrja e Arsimit Besa Shahini në vend të tij komandoi Bernard Dostin. Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.