Grupimi i partive të qendrës së djathtë, parti aleate të Bashës kanë paraqitur sot platformën për zgjidhjen e krizës politike.
Krahas largimit të kreut të qeverisë, Rama dhe organizimit të zgjedhjeve të parakoshme, opozita ka kërkuar edhe ndryshime të thella kushtetuese që parashikojnë kufizimin e mandateve për Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin.
Krerët e PR-së, LZHK-së, PDK-së, PAAsë dhe PBDNJ-së e shohin të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në platformën politike, Mediu, Shehi, Ndoka, Duka dhe Dule, shohin si zgjidhje krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Për këtë arsye, në platformën e tyre që do të prezantojnë sot, Mediu, Shehi, Ndoka, Duka dhe Dule do të kërkojnë kufizim të mandateve për të gjithë titullarët e institucioneve kryesore në vend.
PLATFORMA PËR KRIZËN
PARTITË E QENDRËS SË DJATHTË
Partia Republikane Fatmir Mediu
Partia Agrare Ambientaliste Agron Duka
Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Partia Demokristiane Nard Ndoka
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
PLATFORMA POLITIKE
Zgjedhje të lira dhe të ndershme
Krijimi i një qeverie tranzitore
Përgatitja për zgjedhje të parakohshme
Ndryshimi i sistemit zgjedhor
Ndërtimi i një profili të ri kushtetues
Kufizimi i mandateve (Kryeministrit dhe Presidentit)