MENU
klinika

Jazz shtyn festën e Rockets

Play Off/ Bucks siguron kualifikimin

23.04.2019 - 17:12

Edhe Milwaukee është bashkuar me skuadrat e tjera të NBA që kanë siguruar kualifikimin në raundin çerekfinal të Play Off-it.

Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt e çoi në 4-0 rezultatin e serisë ndaj Detroit Piston dhe tani presin minimalisht 4 përballje me Boston Celtics, që eliminuan po me rezultatin 4-0 Indiana Pacers.

Takimi i fundit i zhvilluar në “Little Caesars Arena” të Michiganit, përfundoi 104-127, ku shkëlqeu “ylli” i Bucks, Giannis Antetokounmpo, me plot 41 pikë, 3 asiste dhe 9 “rebound”, ndërsa Reggie Jackson i Pistons u ndal në 26 pikë, pa mundur të bëjë më shumë për të shmangur humbjen.

Antetokounmpo bëhet kështu lojtari i parë në historinë e NBA-së që realizon mbi 40 pikë në më pak se 32 minuta në fazën play off.

Houston Rockets humbën sfidën e katërt ndaj Utah Jazz me rezultatin 107-91. Në këtë mënyrë nuk do të ketë duele të tjera mes ekipeve, që e mbyllin serinë me shifrat 4-0

Skuadra nga Salt Lake City triumfoi në “Smart Home Arena” duke e shtyrë festën e Rockets, pavarësisht se James Harden realizoi 30 pikë.

Donovan Mitchell rezultoi më i miri i kësaj përballjeje me 31 pikë, i ndjekur nga Jae Crowder e Ricky Rubio respektivisht me 23 dhe 18 pikë.