MENU
klinika

Problemet e presidentit

Po, Franca e Macronit është e bashkuar, por kundër tij…

12.04.2019 - 18:13

Ndërkohë që saga e tërheqjes britanike nga BE hyn në kapitullin e saj të fundit, Macron është shfaqur si “avokati më i zjarrtë” për nxjerrjen e Britanisë jashtë derës.

Pse ai sillet në këtë mënyrë? A nuk do të vuante Franca edhe më shumë nga një Brexit pa marrëveshje? Por për të kuptuar zemërimin e tij, ju duhet të kuptoni gjendjen në të cilën ai ndodhet.

Vetëm dy vjet më parë, Macron u pa si një fije shpresë, jo vetëm për Francën, por për gjithë Evropën. Presidenti më i ri ndonjëherë në vend u zgjodh me miratimin pothuajse unanim të evropianëve. Ai premtoi se do ta nxirrte Francën nga skleroza politike, ekonomike dhe sociale, do të shmangte kërcënimin e populizmit, etj.

Dështimi i tij i brendshëm ka qenë spektakolar. Sondazhet e opinionit janë të habitshme. Macron tani është udhëheqësi më i padëshiruar në Europë, sipas sondazhit YouGov Eurotrack.

Me një raport katër-me-një, francezët mendojnë se gjendja do të përkeqësohet. A ka ndryshuar gjendja financiare e familjes suaj gjatë 12 muajve të fundit? Gjysma thotë se është përkeqësuar. Si mendoni se ekonomia e vendit ka ndryshuar në 12 muajt e fundit? Pesëdhjetë e shtatë përqind thonë se është më keq. Një sondazh tjetër zbuloi se 75 për qind e francezëve pajtohen se Macron mund të quhet “president i të pasurve”.

Taksat e naftës dhe tatimi mbi karboni ishin shkaku i protestave të “Jelekverdhëve”.

Franca ka patur 21 fundjava radhazi demonstrata dhe trazira në të cilat mijëra janë arrestuar, qindra janë plagosur, dhe dhjetëra janë vrarë. Dëmi fizik ka kushtuar qindra miliona.

Për disa javë, Macron ka vizituar vendin, duke folur me publikun.

Por një çështje e pothuajse tërësisht e përjashtuar nga axhenda e këtij të ashtuquajtur debati ishte Evropa. Macron kurrë nuk ka pasur ndonjë qëllim të konsultohet me votuesit për këtë temë, dhe me arsye të mirë. Francezët janë ndër votuesit më euroskeptikë në Evropë.

Opsioni i Macronit me federalizmin evropian nuk e ka larguar atë vetëm nga votuesit, por ka acaruar aleatin e tij më të rëndësishëm, kancelaren gjermane Angela Merkel. Gjermania nuk dëshiron të bëjë asgjë me bashkimin fiskal të propozuar të Macron. Pse gjermanët duhet të paguajnë borxhet e Francës? Dhe kohët e fundit, ajo është alarmuar veçanërisht nga retorika e tij anti-britanike.

Perspektiva e një Brexit të çrregullt tremb shumë njerëz në Francë.

Kur Macron u zgjodh, një mik i imi që kishte punuar me të gjatë kohës së tij të shkurtër në Rothsçajlld, megjithatë më siguroi se ai ishte i shkëlqyer.

Por atij i mungon absolutisht inteligjenca emocionale. Ai ka dështuar të ushqejë narcisizmin dhe madhështinë e tij, nuk arriti të zotëronte artin esencial të politikës, që është t’i bashkojë njerëzit, të mos i ndajë ata. Me kokëfortësinë e tij dhe indiferencën pothuaj autistike ndaj të tjerëve, Macron e ka bashkuar Francën kundër tij.

The Spectator

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…