MENU
klinika

"Policia nuk vjen"

Beatrix dhe Alban Ramosajt u ndodh e papritura

28.04.2019 - 11:10

Teksa kanë qenë duke udhëtuar drejt Greqisë, Beatrix dhe Alban Ramosajt u ka ndodhur një situatë aspak e këndshme.

Beatrixit dhe Albanit u kanë thyer xhamat e makinës dhe u kanë vjedhur pasaportat dhe sendet e tjera që kishin.

Këngëtarët kanë mbetur të habitur me faktin se si policia nuk vinte në vendngjarje edhe pse e kishin lajmëruar menjëherë.

Ok para se te gjykoni qe si mund te hedh nie gje te tille ne Instagram..eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille. Na vodhen pasaportat dhe disa dokumente tjera.. nuk kemi njeri ne kte qytet dhe policia ka mbi nje ore e gjysem qe “eshte rruges”. Thua te jete ngaqe jemi Shqiptarë? Thua ta ken bere se kane pare targat shqiptare? Apo e bejne shpesh kte gje ketu. C’mikpritje”, ka shkruar Albani.

Ndërsa, Beatrixi e mllefosur nga e gjithë kjo shkruan; “Hera e parë më Greqi dhe ata thyen veturën tonë dhe vodhën pasaportat tona, dokumentat e veturës dhe disa gjëra të tjera. Ne e thirrëm policinë dhe askush nuk duket ende këtu. Çfarë të bëjmë?”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjen reagimi i këngëtares

Beatrix Ramosaj në lidhje me reperin?