MENU
klinika

Nga The Hill

Politikanet femra, ‘të padukshme’ edhe në SHBA

16.04.2019 - 16:41

Gratë që konkurrojnë për presidente në Amerikë janë të kualifikuara, të talentuara, karizmatike, punëtore, por gati të padukshme. Mbulimi i  mediave lidhur me kandidatët, vëzhguar nga “Pesë Tridhjetë e Tetë” tregoi se përmendjet e kandidatëve meshkuj në media kanë qenë vazhdimisht më të larta se gratë.

Por ndoshta edhe më e rëndësishmja, numri  i kandidateve femra vjen duke u pakësuar. Një studim i kohëve të fundit nga Storybench, një mbikqyrës i mediave, zbuloi se gratë kandidate kanë një mbulim disproporcionalisht negativ në media.

Fjalët që përdoren për të përshkruar fushatat e tyre në mënyrë rutinore theksojnë skandalet dhe mosmarrëveshjet. Është një lloj paragjykimi mediatik që ndikoi në humbjen e Hillary Clinton në vitin 2016. Duhet të kishim mësuar diçka që nga ajo kohë.

Senatori Bernie Sanders dhe ish-nënpresidenti Joe Biden janë të pranishëm në politikë prej kohësh, kështu që nuk është për t’u habitur që ata do të përmenden më tepër në media. Po Pete? Ai është padyshim i talentuar dhe tërheq vëmendje, duke pasur parasysh të rinjtë dhe identitetin e tij si njeriu i vetëm homoseksual..

Shumë prej grave kanë përdorur mikrofonin për të nxjerrë në pah paragjykimet dhe kanë bërë përpjekje të fuqishme në lidhje me mënyrën se si duhet përmirësuar situata.

Por edhe me shtimin e grave në media, është e pamundur të injorohet paragjykimi që vazhdon ende. Derisa të kemi një diversitet më të madh në media, është e vështirë të shohësh se si ndonjëra prej grave që konkurron të ketë ndonjë shans për të fituar.

Kjo mungesë e diversitetit në media ka ndikim të madh. Media vazhdon të flasë për burrat me karizëm ose janë “yje në rritje”, madje edhe kur atyre iu mungon përvoja, ndërsa për gratë edhe me përvojë nuk ia vlen të flitet.

Për gratë që konkurrojnë kjo përbën një problem serioz.

Lajmi i mirë në këtë sfond të dëshpëruar është se ekziston një zgjidhje. Fuqia e mediave për të formuar opinionin publik, fatin e zyrtarëve të zgjedhur të ardhshëm dhe historitë që dëgjojnë amerikanët, do të thotë se kurrë nuk ka qenë një kohë më urgjente për mediat që të marrin seriozisht sfidën e diversitetit.

Një zgjidhje e thjeshtë: çdo rrjet duhet të angazhohet tani për të siguruar 50/50 përfaqësimin mashkull/femër. Rrjetet dhe redaksitë duhet të angazhohen për të rekrutuar, avancuar dhe promovuar më shumë gra. Gazetat kryesore duhet të sigurohen që të paktën 50 përqind e shkrimeve të botuara janë shkruar nga gratë. Ata duhet të bëjnë një përpjekje serioze për të thirrur dhe për të kërkuar në mënyrë aktive zërat që janë të nënpërfaqësuar, sidomos gratë me ngjyrë që janë lënë mënjanë për kaq shumë kohë.

Nuk ka qenë kurrë një moment më urgjent. Nuk ka qenë kurrë kohë më e mirë.

Lauren Leader është bashkëthemeluese e All In Together, një organizatë e udhëheqjes politike të gruas.