MENU
klinika

Shifrat krahasuar me Evropën

Popullsia në Shqipëri po “tkurret”?

02.04.2019 - 09:32

Në raportin e fundit të Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, vihet re se popullsia aktive për punë në vendin tonë, konkretisht e moshës 15-64 vjeç do të bjerë me 20% deri në 2025.

Këto projeksione për Shqipërinë tregojnë se në krahasim me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Jug-lindore, vendi ynë është shumë më mirë.

Shqipëria rezulton të jetë një ndër vendet me tkurrjen më të vogël të popullsisë aktive për punë.

Edhe nëse flasim për popullsinë e përgjithshme, shifrat për Shqipërinë janë edhe më optimiste, sepse projektohet që të jetë shteti me tkurrjen më të vogël deri në 2045.

popullsia ne shqiperi-konica.al
popullsia ne shqiperi-konica.al

Nërkohë në Kroaci apo Serbi, norma e tkurrjes do të jetë më e lartë, duke arritur deri në 30% në Bullgari.

Ekonomia japoneze prej vitesh po përballet me një “bombë” demografike.

Ndërkohë të gjitha vendet, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë janë krahasuar me nivelet e Japonisë.

“Shqipëria po tkurret me ritme të shpejta”, kështu thuhet në raportin e INSTAT, ndërkohë raporti i Vienës e konstatoi si problem, por në nivele më të ulëta se vendet fqinje dhe vendet e tjera të Evropës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo domosdoshmërisht një popullsi e re nënkupton ekonomi të begatë

A kumton shkatërrim të ekonomisë plakja e popullsisë në SHBA?