MENU
klinika

"Kam pasur presione"

“Presione nga halabakë”/ Agron Tufa padit Brahon, Tarifën dhe Dukën

24.04.2019 - 12:12

Deputeti Spartak Braho, ish-deputeti Sabit Brokaj, ish-ambasadori Fatos Tarifa dhe shkrimtari Arben Duka janë paditur sot për shpifje nga drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa.

Kjo padi erdhi pas debateve të nisura fillimisht mes tij dhe deputetit Braho.

Ky i fundit akuzoi Tufën se po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare.

Në përgjigje ndaj Brahos, Tufa e akuzoi atë se ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të diktatorit Hoxha njerëz të pafajshëm.

Pjesë e debatit u bënë edhe ish-ambasadori Fatos Tarifa, si edhe ish deputeti Brokaj.

Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit.

Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave.

Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin”, u shpreh Tufa në një prononcim pas dorëzimit të padisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN