Getoar Selimi është një nga personazhet publike që gjithmonë është treguar i rezervuar për jetën e tij private.
Së fundmi reperi kosovar foli edhe për një çështje delikate në familjen e tij.
I ftuar mbrëmjen në “Xing me Ermalin”, ai tregoi detaje të panjohura më parë dhe foli për jetën private në veçanti për bashkëshorten e tij Marinën.
Prej kohësh përflitet se moderatorja e njohur është shtatzënë, por nuk doli e vërtetë. Megjithatë, Getoari dhe Marina e kanë menduar të bëhen me fëmijë.
I pyetur nëse kanë menduar të bëjnë një trashëgimtar, Geti u përgjigj: “E kemi menduar, derisa të vijë”.
Reperi la të kuptohet se nuk do të jetë shumë larg dita që çifti do japë lajmin e ëmbël, por deri atëherë fansat duhet të presin.