MENU
klinika

Flet reperi

Marina shtatzënë? Getoari zbulon të vërtetën

07.04.2019 - 12:56

Getoar Selimi është një nga personazhet publike që gjithmonë është treguar i rezervuar për jetën e tij private.

Së fundmi reperi kosovar foli edhe për një çështje delikate në familjen e tij.

I ftuar mbrëmjen në “Xing me Ermalin”, ai tregoi detaje të panjohura më parë dhe foli për jetën private në veçanti për bashkëshorten e tij Marinën.

Prej kohësh përflitet se moderatorja e njohur është shtatzënë, por nuk doli e vërtetë. Megjithatë, Getoari dhe Marina e kanë menduar të bëhen me fëmijë.

I pyetur nëse kanë menduar të bëjnë një trashëgimtar, Geti u përgjigj: “E kemi menduar, derisa të vijë”.

Reperi la të kuptohet se nuk do të jetë shumë larg dita që çifti do japë lajmin e ëmbël, por deri atëherë fansat duhet të presin. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Getoari tregon çfarë e mundon...

“Mjekra e gjatë më pengon të gjej gojën”

" Gjithçka që ti përfaqëson është..."

Blero urim special nënës në ditëlindjen e saj