MENU
klinika

"8 vite burg ata...

Prishin zgjedhjet? Balla “kërcënon” opozitën

25.04.2019 - 11:55

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla foli në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ai tha se duhet të nisë punë për ashpërsimin e dëimeve për shitblerjen e votave.

Ai teksa iu referua kërcënimeve nga opozita për zgjedhjet e 30 qershorit, Balla tha se nuk ka më budallenj që futen në burg për Sali Berishën apo Lulzim Bashën duke treguar kodin penal për ata që prishin zgjedhjet.

Për të përfunduar një reformë tërësore të kodit zgjedhor, duke adresuar plotësisht të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe duke hulumtuar të gjitha mundësitë për të identifikuar një sistem zgjedhor që sigurisht duhet të kalojë përmes konsensusit dhe të ketë një diskutim të hapur mes gjithë aktorëve në Kuvend.

Nuk kishim asnjë kusht për reformën as me paraardhësit tuaj. Iu kisha thënë merrni një letër të bardhë, shkruajeni si të doni, ne do ta miratojmë sepse është e rëndësishme të kemi zgjedhje me standarde.

Jam i sigurt se zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë të mira e me standarde. Përshëndes 42 partitë që janë regjistruar. Ne duhet të fillojmë punën për të ashpërsuar dënimet për shitblerjen e votave.

LSI ka damkën më të turpshme të blerjes së votës në Shqipëri. Më vjen shumë mirë që nga lista e kandidatëve të LSI kërkohet bashkëpunim për të këtë gjë”, deklaroi Balla.

Sipas tij, kush hakërrehet se në Shqipëri nuk do të zhvillohen zgjedhje, duhet ta dijë se nuk ka më budallenj që futen në burg për Sali Berishën apo Bashën.

“Kush guxon të dëmtojë material zgjedhor thotë kodi penal, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dënohet nga 3 deri në 8 vjet. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin ose Monikën”, tha ai.

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n

“Shkolla nuk më kishte vënë në dijeni për konfliktin“

Vrasja pranë “Fan Nolit”, merret në pyetje i ati i Martin Canit

“Këtu nuk ka drejtësi, po na mohohet puna”

Të moshuarit sërish në protestë para Kryeministrisë