MENU
klinika

Detajet

Prokurori Staka tërhiqet nga gara për SPAK, arsyeja

25.04.2019 - 12:09

Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK gjatë mbledhjes së sotme të KLP, njoftoi se prokurori Vatë Staka është tërhequr nga gara për SPAK.

Shkak është bërë emërimi i tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar me shumicë votash projekt-aktet të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët, subjekt rivlerësimi Edvin Kondili dhe Arben Qosja.

Janë bërë verifikime të hollësishme për të kaluar këto subjekte në vetting. Një kopje e këtij raporti i dërgohet menjëherë KPK dhe ONM.

Po kështu është miratuar me shumicë votash projekt buxheti afatmesëm i KLP për periudhën 2020-2022 hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetin i KLP.

Ndër të tjera KLP ka miratuar me shumicë votash projekt-vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit Apostol Prifti për efekt të mbushjes së moshës për pension pleqërie.

Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK informoi Këshillin për rastin e prokurorit Maksim Sota, kandidat për SPAK, i cili për arsye familjare nuk ka pasur mundësi të dorëzojë pranë Komisionit të Posaçëm, aktet e dosjes personale për vlerësimin e aktivitetit të tij profesional.

Këshilli vendosi të kontaktojë me z. Sota për t’u informuar nëse në këto kushte, ai do të vazhdojë garën.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika