Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës përpara kryeministrisë dhe parlamentit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha ka publikuar foto nga protesta e djeshme, duke shkruar se ky është fundi i “qeverisë-bandë”.
Më tej, kryedemokrati shton se qeveria sipas tij, është rreziku numër një, sipas tij për demokracinë e sigurinë në vend.
“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien.
Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”, ka shkruar Basha.
Protesta e organizuar dje nga opozita ishte e nënta që nga muaji shkurt.