Gjatë ditës së sotme pritet që Partia Demokratike të zhvillojë sot një mbledhje të përbashkët mes Këshillit Kombëtar dhe grupit të kandidatëve për deputetë.
Mësohet se mbledhja do të mbahet rreth orës 12:30 dhe në fokus të diskutimeve pritet të jenë masat organizative për protestën e radhës kombëtare,e cila do të mbahet në 13 prill në orën 18:00.
“Neser, e hene, date 8 Prill 2019, ora 12.30, nen drejtimin e Kryetarit Basha do te zhvillohet mbledhja e perbashket e Keshillit Kombetar dhe grupit te kandidateve te PD per deputete, per masat organizative per vijimin e aksionit politik dhe protesten e 13 Prillit”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Pas djegies së mandateve, protestat e opozitës ku kërkohet largimi i qeverisë së Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie të re kanë qenë të përjavshme dhe janë zhvilluar paralelisht me seanat plenare.