MENU
klinika

Mesazhi për qeverinë

Protesta e opozitës/ Kryemadhi nxjerr videon: Rama ka dështuar!

14.04.2019 - 18:31

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi, ka shpërndarë në Facebook një video nga momentet e protestës së djeshme të opozitës, ndërsa e ka shoqëruar me një mesazh për qeverinë dhe kryeminsitrin Edi Rama.

“Falenderoj të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë.

Kjo është protestë e shqiptarëve! E grave, e vajzave, e të rinjve, dhe gjithë atyre që duan të ardhmen në Shqipëri.

Shqiptarët treguan që Edi Rama ka dështuar me familjen e tij politike, me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve.

Ky njeri i dështuar që për karrigen e tij helmon, dhunon dhe arreston qytetarë të pafajshëm, gazetarë, të rinj, të reja, burra e gra, shumë shpejt do të japë llogari para drejtesisë. Asnjë hap pas!

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve të cilët ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre”, shkruan Kryemadhi.

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos

“Do të realizojmë 90% të tenderave me Inteligjencë Artificiale”

Rama: Jemi të parët në rajon për Prokurimet Publike

“Ambicia jonë, të prodhojmë edhe paratë në vend”

Rama: Sektori ku në teknologjinë e digjitalizim jemi mbrapa…

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë