MENU
klinika

Detaje

Protesta e opozitës nis me tension, përplasje polici-protestues

03.04.2019 - 09:53

Protesta e opozitës ka nisur me përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit të cilët janë mbledhur pranë pedonales dhe ministrisë së Brendshme janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit.

Kjo është policia e Leshit, shifeni mirë. Të njëjtën gjë bënë edhe me djalin tim këta. Këtu ku arrestuan atë duan të më arrestojnë dhe mua”, tha një prej protestuesve të Unazës së Re.

Bijtë e komunistave. Këta janë plehrat e komunzmit”, shprehet një tjetër protestues.

Qindra forca policore janë në gatishmëri ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Gjermani për disa takime.