MENU
klinika

Deklarata

Protesta e 13 prillit, Paloka thirrje qytetarëve

12.04.2019 - 14:44

Një dita para protestës së opozitës, ish deputeti i PD Edi Paloka thotë se pakënaqësinë dhe revoltën që shprehim çdo ditë ne shtëpite tona e kudo duhet ta bashkojmë e ta zbrazim për një ditë të vetme në bulevard.

Paloka e quan të domosdoshëme pjesëmarrjen në këtë protestë për largimin e së keqes.

“Të gjithë ne bëjmë sakrificat tona dhe japim me aq sa duhet kontributin tonë, dikush më shumë e dikush më pak. Juve ju kërkohet të sakrifikoni vetëm disa orë, një ditë për t’ju bashkuar protestës në bulevard. Ky është kontributi juaj dhe është mjaft i vlefshëm”, shkruan Paloka.

Në postimin e plotë ai shkruan:

Motra dhe vellezer, qytetare te Tiranes dhe gjithe Shqiperise!
Te gjithe ju qe e keni kuptuar se ndryshimi fillon me largimin e skë keqes që sot është kryeminister !
Ne sot jemi shumice e padiskutueshme dhe kete e dijme jo pse e konfirmojne te gjitha sondazhet por sepse e shohim dhe e ndjejme cdo dite.
Kjo neser duhet demostruar!
Protesten tone te perditeshme , pakenaqesine dhe revolten qe shprehim cdo dite ne shtepite tona, ne rruge, ne pune , ne kafe , ne rrjete sociale e kudo , duhet ta bashkojme e ta zbrazim per nje dite te vetme ne bulevard.
Mund t’ju duket e panevojshme , jo shume e rendesishme , por ne fakt eshte e domosdoshme qe te demostrojme te gjithe bashke, kontributi i te gjitheve eshte i domosdoshem.
Mendoni qe pa largimin e ketij kryeministri gjerat vetem do perkeqesohen sic po ndodh cdo dite dhe binduni qe pa kontributin e gjithesecilit nga ne , kjo e keqe nuk largohet.
Te gjithe ne bejme sakrificat tona dhe japim me aq sa duhet kontributin tone, dikush me shume e dikush me pak. Juve ju kerkohet te sakrifikoni vetem disa ore , nje dite per tju bashkuar protestes ne bulevard. Ky eshte kontributi juaj dhe eshte mjaft i vlefshem.
Prandaj mos mungoni me 13 prill ne oren 18.00 ne bulevard. Sebashku do t’ja dalim” .