MENU
klinika

Bllokojnë Rektoratin e Prishtinës

Protestojnë studentët në Kosovë, ja çfarë kërkojnë

23.04.2019 - 10:12

Studentët janë ngritur në protestë edhe në Kosovë.

Parlamenti studetor këtë të martë po zhvillon një protestë para Rektoratit të Prishtinës.

Ata nuk lejojnë asnjeri të futen brenda tij dhe kërkojnë me ngulm përmirësimin e infrastrukturës në fakultete si dhe në kushtet mësimore.

Ata shprehen se do të vijojnë qëndresën e tyre deri në përmirësimin e kushteve.

Sipas organizatorëve, protesta e sotme është parashikuar të zgjasë për dy orë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeqytete shqiptarësh / Dossier

Prishtina e Tirana, 2 kontraste nga i njëjti komb

'Një popull s’i nënshtrohet një njeriu'

Protesta në Prishtinë/ Mijëra protestues në shesh