MENU
klinika

Deklarata

Prrenjas/ Rira i përgjigjet Ramës: Nëse ka zgjedhje, rikandidoj

02.04.2019 - 15:43

Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira deklaroi se nëse LSI hyn në zgjedhje, ajo do të rikandidojë sërisht për të drejtuar këtë Bashki.

Rira, e cila është bërë nënë prej pak ditësh, reagoi pas deklaratave të kryeministrit Rama, i cili tha se pas 30 qershorit, zonja që përfaqëson LSI-në duhet të merret me beben.

“Nëse do ketë zgjedhje unë do kandidoj sërish. Ajo që më shqetëson mua sot nuk është se çfarë mendon Rama për gratë, për fitoren time në Qershor, apo për fëmijët e mi, por më shqetëson çfarë ai mendon për fëmijët e Prrenjasit. Edhe pse jemi në Prill, bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë e cila s’ka buxhet, ku fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve janë pa ushqim, dhe banorët pa shërbimet bazike.

kolana e librave

Klika e PS me dy deputetët e zonës, Taulant Balla dhe Nurie Belba qëllimisht kanë bllokuar çdo përpjekje për miratimin e buxhetit 2019, duke paralizuar çdo shërbim ndaj banoreve. Për këtë duhet të fliste Rama dhe Balla sot, jo për andralla e agroturizëm”,- tha Rira për “BalkanWeb”

Kryebashkiakja shtoi ndër të tjera se projekti për të cilin Rama ishte sot në Rrajcë, është një projekt i nisur me iniciativën e saj.

“Në fakt, Rama dhe dy deputetët e tij erdhën sot në Rrajcë si “kofini pas të vjelave”, për një ujësjellës të njohur si “Gurrat e Zeza”, projekt i cili ka qenë prioritet dhe impenjimi im personal për banorët e Rrajcës, qysh në krye të mandatit tim! Takimi dhe propaganda e radhës, ishte për të marrë meritat e bashkisë, e cila është bashkëfinancuese në këtë projekt 4 vjeçar, edhe pse këta që vinë e mburren sot ishin kundër projektit duke synuar pezullimin e tij me idenë se gjoja burimi është në zonën e mbrojtur të parkut të Shebenikut.

Së dyti, 1 km larg nga vendi ku u bë takimi sot, ndodhet tuneli dhe ujësjellësi Qafë- Thanës, uji i të cilit merret dhe menaxhohet në mënyrë të kundraligjshme nga bashkia Librazhd, dhe jo nga bashkia Prrenjas, duke çuar gjithë të ardhurat në Librazhd, me anë të një Sh.A primitive”, përfundoi Rira.