MENU

Befason studimi

Pse duhet të inatosemi gjysmë ore në ditë!

25.04.2019 - 18:19

Sa herë në ditë ju ndodh që të inatoseni? Inatoseni me fëmijët, me kolegët, me partnerin, me nënën apo me persona të tjerë.

Nëse edhe ju inatoseni shpesh, vjen një lajm i mirë, pasi një gjë e tillë i bën mirë shëndetit, nëse nuk teprohet.

Gjysmë ore në ditë, është limiti për tu inatosur për të përfituar, thotë një studim i Universitetit Autonom të Meksikës (UNAM).

Bazuar në këtë studim, inatosja dhe shfryrja e mërzisë për gjysmë ore në ditë, shkarkon stresin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe atë të rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo pasi duket se zemërata shkakton një impuls neurokimik, i cili është në gjendje që të stimulojë valët cerebrale. Kjo do të thotë se sa herë që ne inatosemi, shtohet frekuenca kardiake dhe ajo e frymëmarrjes, duke i përmirësuar të dyja.

Inati shkakton prodhimin e dopaminës dhe noradrenalinës, dy hormone shumë të shëndetshme për organizmin tonë.

E para stimulon trurin që të punojë më mirë dhe noradrenalina rrit frekuencën kardiake dhe opresionin e gjakut, shkruan noa.al. Por këshillohet që inati të mos zgjasë më shumë se kaq, pasi në të kundërt prodhon kortizolin, i cili njihet si hormoni i stresit që shkakton shtim peshe.

Çdo ditë dhe më shumë po na shëndoshin

9 gabime e pafalshme që bëni me ushqimin

Ja cilat janë shenjat në trup...

Vuani nga mungesa e vitaminës C në trup

Shkencëtarët kanë një përgjigje zyrtare

Ja pse kaloni shumë kohë në dush