MENU
klinika

Bukuria!

Pse nuk ju rriten flokët? 5 gabimet që bëni çdo ditë

25.04.2019 - 20:33

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë. Kjo falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg, por kjo përkujdesje do të ishte e paplotë nëse nuk do të kishit pranë edhe ndihmën e parukierit apo parukieres suaj.

Por jo gjithmonë ata ju thonë të vërtetën, ose, më saktë, krahas ndihmës së specializuar dhe shërbimeve që ofrojnë, shpeshherë ju bëjnë të besoni edhe mite të gabuara, që më pas ndikojnë në rritjen dhe trajtimin e shëndetshëm të flokëve.

1. Së pari, gabimi që bëjnë shumë femra është larja e shpeshtë e flokut, sidomos kur është i yndyrshëm

Këshillohet që flokët të lahet maksimumi 2 herë në javë, duke qenë se larja e tepërt i dëmton. Flokët e yndyrshëm trajtojini me uthull molle, ose përdorni pak pudër bebeje për të reduktuar yndyrën.

2. Me dëshirën për t’i rritur, shumë prej nesh nuk i presin kurrë flokët

Ky është një zakon i gabuar, sepse prerja e rregullt çdo muaj diku tek 1-3 cm do të ndikojë tek rritja e tij. Kur nuk i prisni, flokët dëmtohen dhe ndalojnë rritjen natyrale.

3. Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe ushqimit të shëndetshëm, pasi produkte të caktuara (peshku p.sh.) ndikojnë tepër në rritjen e flokëve. Ju këshillojmë të konsumoni produkte me përmbajtje hekuri, kalciumi dhe magnezi.

4. Një tjetër gabim është edhe furça e flokëve, e cila, nëse nuk është cilësore, mund ta dëmtojë flokun duke e këputur.

5. Gjithashtu, ju këshillojmë të aplikoni edhe maska të ndryshme rigjeneruese, të cilat i japin shkëlqim, forcojnë dhe zgjasin flokun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm me përbërës natyral

3 receta për flokë të shëndetshëm

Dëmtojnë lëkurën tonë

5 gabimet që bëjmë gjatë dushit


Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”