Tashmë ka dëshmi nga shkatërrimi i banesës, kapja për flokësh dhe deri te goditjet.
Amber Heard ka ofruar dëshmi për dhunën fizike që ka ushtruar ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp.
Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, janë përfshirë edhe disa fotografi të shkatërrimit të banesës dhe sjelljes së dhunshme të aktorit të famshëm.
Ylli hollivudian madje e ka kapur për flokësh dhe e ka goditur ish-gruan e tij, ndërsa kjo e fundit posedon dëshmi për të gjitha këto, edhe pse pak kohë më parë aktori ka mohuar gjithçka e madje e ka akuzuar ish bashkëshorten e tij për shpifje duke pritur edhe dëmshpërblim për këtë.
Çifti i famshëm hollivudian u nda në vitin 2016, ndërsa aktorja ishte ankuar për dhunë familjare, teksa për të njëjtën gjë kishte shkruar në një artikull në Washington Post në dhjetorin e vitit të kaluar.
Në shkrimin e saj, 32-vjeçarja pohonte se ka qenë viktime e abuzimit në familje, edhe pse emri i Depp nuk është përmendur specifikisht në atë kohë.
Ekipi ligjor i Depp ka thënë se, sipas artikullit, 55-vjeçari ka ushtruar dhunë kundër Amber gjatë martesës së tyre, gjë që ai e mohon në mënyrë kategorike. Por, Heard tani flet me dëshmi përmes provash.