MENU

Rindërtimi i Notre-Dame

Putin dhe Tusk i ofrojnë ndihmë Macronit

16.04.2019 - 15:37

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka ofruar ndihmë presidentit francez Emmanuel Macron me specialistët më të mirë rusë për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris dhe shprehu ngushëllimet e tij lidhur me zjarrin që shkatërroi simbolin kombëtar të Francës, njoftoi zyra e shtypit e Kremlinit të martën.

“Notre Dame është simboli historik i Francës, një thesar i paçmuar i kulturës evropiane dhe botërore dhe një nga faltoret më të rëndësishme të krishterimit”, theksoi Putin.

“Putini shpreson se do të jetë e mundur të rindërtohet katedralja dhe ofrohet të dërgojë specialistët më të mirë rusë me eksperiencë në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore botërore, duke përfshirë punimet e arkitekturës mesjetare, në Francë”, tha zyra e shtypit e Kremlinit.

Notre Dame de Paris u dogj rreth orës 6:50. koha lokale të hënën.

Qindra miliona euro janë premtuar për të ndihmuar në rindërtimin e saj. Zjarri, i deklaruar plotësisht i shuar rreth 15 orë pasi filloi, shkatërroi çatinë e ndërtesës 850 vjeçare dhe shkaktoi rrëzimin e saj. Por zjarrfikësit që punuan gjatë natës arritën të ruanin strukturën kryesore të gurit të monumentit të Parisit, duke përfshirë dy kullat e saj.

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë ndërtesën historike edhe pse zjarri ende vazhdonte.

Donacioni i fundit ka ardhur nga kompania franceze e naftës dhe gazit Total. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Patrick Pouyanné, në një postim në Twitter tha se do japë 100 milionë euro për rindërtimit e katedrales.

Dy familjet më të pasura në Francë kanë premtuar se dhurojnë 300 milionë euro për rindërtimin e katedrales, që u shkrumbua nga flakët.

Miliarderi François-Henri Pinault dhe babait i tij Francois Pinault ishin të parët që dolën thanë se do jepnin  100 milionë euro nga kompania e tyre, Artemis, për të ndihmuar në financimin e riparimeve.

Ishte më pas manjati francez, Bernard Arnault dhe grupi i tij i mallrave luksoze LVMH, i cili premtoi se do dhurojë 200 milionë euro. LVMH e quajti katedralen një “simbol të Francës, trashëgiminë dhe unitetin e saj”.

Oferta për ndihmë për rindërtimin kanë ardhur nga e gjithë bota, me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk që i ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së të kontribuojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN