MENU

Marrëdhëniet me Kim Jong-un

Putini po e sfidon hapur Trumpin

25.04.2019 - 17:47

Kremlini u përpoq shumë të paraqiste vizitën e parë Kim Jong Un në Rusi, si një ngjarje historike që synonte të provonte se sa e rëndësishme është Moska në denuklearizimin e gadishullit Korean, veçanërisht pas dështimit të bisedimeve mes SHBA-së e Koresë së Veriut në Hanoi dy muaj më parë.

Mediat e kontrolluara nga Kremlini përshkruan me hollësi se si treni i blinduar i Kim arriti në portin e Paqësorit të Vladivostok të mërkurën, se si zyrtarët rusë e mirëpritën atë me bukë dhe kripën tradicionale, etj.

“Të gjithë janë të lumtur me rezultatin e bisedimeve,” shtoi Putin dhe e përsëriti “forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit” midis Moskës dhe Phenianit.

Kim theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe tha se lidhjet u forcuan, ndërkohë që të dy kombet kishin kapërcyer çdo vështirësi .

Por samiti nuk prodhoi asnjë marrëveshje me rëndësi.

“Duket se Koreja e Veriut do t’i tregojë SHBA-ve: ‘Shikoni, kemi marrëdhënie normale me Moskën’ tha Dmitry Zhuravlev, gjenerali i Institutit të Çështjeve Rajonale.

Moska ende dëshiron të luajë një rol në çdo gjë që lidhet me Korenë e Veriut. Kombet ndajnë një kufi dhe Rusia shërben si një vend pune për të paktën 10,000 emigrantë të krahut të punës të Koresë së Veriut, një burim i rëndësishëm i monedhës për Phenianin.

Rusia nuk dëshiron një fatkeqësi bërthamore në vendin fqinj, por interesi i saj për çarmatimin e Koresë së Veriut është i kufizuar; rënia e dinastisë Kim do të thotë se një Kore e bashkuar do të bëhet aleate e SHBA dhe bazat ushtarake amerikane mund të shfaqen pranë provincave të Paqësorit të Rusisë.

Si rezultat i samitit të së enjtes, Putin dhe Kim “arritën një marrëveshje që Rusia patjetër do të jetë një nga garantuesit ndërkombëtarë të çdo marrëveshjeje midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara”, Andrey Fyodorov, ish-zëvendës ministër i jashtëm i Rusisë dhe një ekspert i Koresë së Veriut i tha Al Jazeera.

 

Në shkurt, bisedimet e Kim me Presidentin e SHBA Donald Trump dështuan sepse nuk u arrit një marrëveshje mbi kërkesat e Shtëpisë së Bardhë për Phenianin.

Roli i Moskës në bisedimet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut është një nga pak pikat e mbetura të kontaktit me Uashingtonin, pasi lidhjet e Rusisë me Perëndimin u zhytën në fundin e epokës së Luftës së Ftohtë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Njerëzit e Koresë së Veriut gjithmonë kanë pasur emocione dashurie dhe vëllazërore për popullin e Rusisë dhe ndjejnë krenari se një vend i madh si Rusia është një fqinj i afërt”, tha Kim pas bisedimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN