MENU

Rekordi fenomenal

Quajeni “Ronaldo League”/ Cr7 sundon në Champions

11.04.2019 - 18:09

Cristiano Ronaldo dëshmoi edhe një herë se vjen nga një tjetër planet.

Mes Champions League dhe portugezit ka një kimi të vërtetë dhe këtë e vërtetojnë statistikat e lojtarit.

Vit pas viti 34-vjeçari ka shënuar në momentet më vendimtare kur ekipi i tij ka patur nevojë më së shumti.

Që nga finalja e Champions League në vitin 2008, kur ai i dha Manchesterit epërsinë me një ‘predhë’ kundër Chelseas, goli ‘magjik’ ndaj Juventusit në sezonin e kaluar apo edhe golat me ‘Zonjën e Vjetër’ këtë sezon pasqyrojnë më së miri sundimin e CR7.

Ai ka plot 41 gola në çerekfinale, gjysmë-finalet dhe finalet e kompeticionit duke u bërë i pakonkurrueshëm, madje duke mposhtur edhe rivalin e tij historik, Lionel Messi. Jo vetëm që ka shënuar tre gola në finale , më shumë se çdo lojtar tjetër në histori, por rekordi i tij krahasuar me rivalin e tij të madh Lionel Messi, kalon në një tjetër dimension.

Ylli i Juventusit ka 24 gola në 21 ndeshje në çerekfinale dhe 14 gola në gjysmëfinale.

Nëse mbledhim të gjithë golat e tij dhe Messit në Champions, Ronaldo ka 25 gola më shumë se ylli argjentinas.
Fituesi i 5 topave të artë, lë pas në renditje edhe disa legjenda të tjerë të futbollit duke përfshirë Raul, Filippo Inzaghi apo dhe Andriy Shevchenko.

Gjithashtu, fakti që ai në karrierën e tij, gjatë kësaj faze, ka më tepër se dyfishin e golave (64), në krahasim me një klub si Ajaxi (31) është me të vërtetë marramendëse.

Futbollistët me më shumë gola në historinë e Champions League:

  1. Cristiano Ronaldo: 125
  2. Lionel Messi: 108
  3. Raúl: 71
  4. Karim Benzema: 60
  5. Ruud van Nistelrooy: 56
  6. Robert Lewandowski: 53
  7. Thierry Henry: 50
  8. Alfredo Di Stefano: 49