MENU
klinika

Mati në protestë

Qytetarët thirrje ministres të anulojë HEC-in në Zallë-Gjoçaj

30.04.2019 - 16:48

Dhjetra banorë të fshatrave Zall-Gjoçaj, Gjoçaj dhe Dukagjin në Njësinë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit protestuan kundër ndërtimit të një hidrocentrali në lumin e tyre.

Banorët u mblodhën në sheshin “Ahmet Zogu” para Bashkisë Mat, ku kërkuan ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e HEC-it i cili sipas tyre do të dëmtonte gjithë zonën.

Banorët u shprehën se me futjen e lumit në tubacione, jo vetëm që do të shkatërrohej ekosistemi, por nuk do të kenë më ujë as për ta e as për kafshët.

Banorët i bënë thirrje Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku që të anullojë lejen e dhënë për ndërtimin e HEC-it:

Në mbështetje të banorëve të këtyre fshatrave ishte edhe ambjentalisti Sazan Guri. Ai tha se devijimi i rrjedhave të lumenjëve apo përrenjëve nuk ndodh në asnjë vend e për këtë duhet ndaluar.

Guri shprehu mbështetjen e tij ndaj banorëve që nëse do të jetë nevoja, çështjen ta çojnë edhe në gjykatë:

Fshati Zall-Gjoçaj është pjesë e parkut Kombëtar me të njëjtin emër me një sipërfaqe prej 140 hektarësh i shpallur që në vitin 1996. Muajt e fundit ai i është bashkangjitur Parkut Kombëtar të Lurës.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese