Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Rama e ka nisur me një lajm të mirë për të moshuarit.
Përmes një videoje të postuar në Facebook, ka shpërndarë pamje nga ambjentet e Spitalit Francez në QSUT.
“Shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera Edi Rama.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES, dhe me një shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë , në rrugën e gjatë e të vështirë të kalimit të shëndetësisë sonë nga errësira mesjetare e pesë viteve më parë, në Shqipërinë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një javë të mbarë ?