MENU
klinika

"Jepi Lul edhe pak"

Rama ironizon opozitën: Një E po shkon poshtë, një L po ngrihet!

02.04.2019 - 13:03

Teksa ndodhet në Librazhd, kryeministri Rama konfirmoi kryebashkiakun aktual Kastriot Gurra për një mandat të dytë.

Gjatë fjalës së tij ai nuk kurseu as batutat dhe ironinë.

Ai të gjithë skenarin e opozitës e paralelizoi me “filxhanin e Monës”.

“Nuk na e keni dhënë mandatin që ne të shkojmë dhe të shohim filxhan me Monën. Shef Mona në filxhan dhe thotë: e pashë Lul po vjen, e pashë, jepi Lul edhe pak. Pashë aty një E që po shkon poshtë, një L që po ngrihet, një T me këmbë përpjetë, Taulanti.

rama-konica.al
rama-konica.al

Në fund do të hedhim muajin e ardhshëm. Ça është kjo? Se njeriu mendon. Po këta që u shkojnë mbrapa, përvec atyre të bashkive. Ata kanë marrë mandatet për të ndërtuar të ardhmen më të mirë. Mbyllin dyert e bashkive dhe nisen për turizëm. Po të tjerët ça bëjnë pas tyre?

S’kanë asnjë ide. Hipin nëpër pemë. Këtë se kuptoj. Detyrohet të lyesh shtyllat me graso. Tund pemët dhe të tjerët poshtë uuu. Ca bëjnë? Mirë që nuk vinë këtu se këtu s’ka, këtu janë me kokrra”, tha Rama.