MENU
klinika

Deklarata

Rama paralajmëron: Noc Rrokun do marrësh Lul, ndaje me Monikën!

02.04.2019 - 12:41

“Do të pësojnë fatin e partisë italiane që në vitet ’20 bëri të njëjtin veprim”, kështu deklaroi nga Librazhdi ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili komentoi djegien e mandateve nga ana e opozitës.

Rama tha se Basha e Kryemadhi sipas tij do të marrin vetëm “Noc Rrokun” në zgjedhje.

Fjala e plotë:

“Në 30 qershor do t’i mundim më thell seç i mundëm më parë, po s’ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari I PD-së, është bërë me i zoti?

Çfarë ka ndryshuar qëkur kanë humbur zgjedhjet? Zgjedhejt e 2017 i humbën duke qenë në qeveri, por jo në pozicione jo dosido. Duke patur Ministrinë e Brendshme, Financave, Arsimit, duke patur Drejtorinë e Patentave dhe të Burgjeve.

E kishin kthyer shtetin në një hordhi të tyre, edhe me leje barre, e nxirrnin administratën për të bredhur me kriminelët në krah për të kërcënuar njerëzit, dhe tani na i veshin ne ato që I kanë bërë vetë.

Ne i kemi mundur dhe do t’i mundim prap, ata zgjodhën të bëjnë diçka që se ka bërë askush, e beri një pari që e ka bërë në vitet ’20 në Itali.

Por ashtu do shkrihen dhe ata, sepse zgjodhen të tradhtojnë popullin që i votoi ata. Dhe çfarë bëjnë tani dogjën mandatet, futen mes turmës dhe I thonë popullit se ne jemi si ju. Digjni parlamentin, hyni në burg për ne. Noc Rrokun do marrësh Lul, jo pushtetin. Se kush do marr Nocin se kush do marr Rrokun ndaje me Monikën pastaj Lul.

E kisha Lulin poshtë penxherës, me këndonte himnin çdo ditë, më vinte te puna.

Më thoshte kurrë në zgjedhje me këtë qeveri dhe me këtë kryeminsitër. E çfarë bëri erdhi mori gjysmën e qeverisë dhe donte dhe gjysmën tjetër. S’ka më gjysma-gjysma, s’ka më asnjë llojë tryeze për të negociuar pushtetin që na keni dhënë ju”, tha Rama.