MENU
klinika

Postimi

Rama poston foton: Deri dje i ndante tepsia!

02.04.2019 - 10:08

Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook një foto, ku shfaqen disa të rinj e të reja, të cilët sipas kreut të qeverisë janë të sapopunësuar.

Bashkangjitur fotos, Rama shkruan se ata të cilët deri dje i “ndante tepsia” sot kanë nisur punë pranë Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Postimi:

“Ekselentët e sapopunësuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndërkohë që plot të tjerë janë punësuar në tatime e dogana, plot 165 vajza e djem në total që kanë marrë vendet e lira, të cilat deri dje i ndante Tepsia?#meStudentët?”, ka shkruar Rama.