MENU
klinika

VIDEO

Rama publikon pamjet e mbrëmjes së vonë nga takimi me Merkel dhe Macron

30.04.2019 - 09:30

Ashtu sikurse është bërë traditë edhe ditën e sotme kryeministri Rama e ka nisur ditën me një video.

Në video, Rama ka publikuar pamjet nga orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Berlin.

Në video shfaqet Rama krah kancelares gjermane Angela Merkel si dhe një moment kur kryeministri Rama takon presidentin francez Emmanuel Macron.


‘Mirëmëngjes, dhe me pamjet e mbrëmjes së vonë, dje pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë‘, shkruan Rama bashkëngjitur videos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN