MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Rama sfidon Ademin: PS do ta fitojë Shkodrën

26.04.2019 - 18:09

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët shkodranë tha se Partia Socialiste do të fitojë Shkodrën.

Rama u shpreh se më 30 qershor do të mbahen zgjedhje dhe PS do fitojë Bashkinë Shkodër.

“Më datë 30 qershor do të ketë zgjedhje, kjo është e sigurt. Nuk e di nëse ata të opozitës do të kenë apo jo kandidatë, por jam i bindur se ne do ta fitojmë Shkodrën.

Demokratëve të mërzitur iu them ‘kujdes se Flamuri mund t’jua djegë gomat’.

Nuk ka forcë që ndal verdiktin e popullit. Sigurisht që ne do të donim garë dha ta fitonim me garë Shkodrën. Por ne do ta marrim Shkodrën me çfarë do lloj forme demokratike, sepse kemi ekipin fitues. Kësaj opozite t’i vijë turp për atë që bën, duke sharë Shqipërinë nga mëngjesi deri në darkë”, deklaroi Rama nga qyteti më i madh verior.