MENU
klinika

Seanca Plenare

Rama: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, negociatat varen nga KE-ja

11.04.2019 - 14:12

Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave, u shpreh kryeministri Rama gjatë fjalës në Kuvend. Sipas tij vendimi pro apo kundër vendit tonë do të varet nga debatet e brendshme mes vendeve anëtare të BE.

Pavarësisht interesit të opinionit publik kreu i qeverisë nuk foli në Parlament për vjedhjen e 10 mln eurove në Areportin e “Nënë Terezes”.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit nuk përmendi në asnjë rresht vjedhjen e 10 mln eurove në Rinas, duke u mjaftuar me një status në twitter një ditë më parë.

Kreu i qeverisë bëri bilancin e punës se qeverisë në rrugën drejt integrimit, duke deklaruar se Shqipëria i ka bërë detyra e shtëpisë, ndërsa vendimi i qershorit do të varet nga debatet e brendshme nga vendet e unionit.

Opozitës që ndodhet jashtë Parlamentit, Edi Rama e akuzoi si pengesa për hapjen e negociatave duke i dhënë hapësirë mundësisë së krijimi të aleancave me vende që nuk e duan integrimin e Shqipërisë.

PS nuk ka ndërmend të lëshojë pushtet, të paktën deri në momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kundër raportit të qeverisë për progresin e Shqipërisë doli deputetja Rudina Hajdari e cila u shpreh që Maqedonia ka më shumë shanse se Shqipëria për të marrë përgjigje pozitive nga Brukseli.

Në Parlament u betuan edhe 3 deputetë të rinj që erdhën nga lista e PD. Korab Lita, Halil Jakimi dhe Arlind Çacanin e çojnë numrin e opozitës së re në 23.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!