MENU
klinika

Detaje

Rama takon kryeministrin kinez, çfarë premtoi për shqiptarët?

12.04.2019 - 12:22

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me homologun kinez Li Keqiang në samitin 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.

Gjatë këtij takimi me Ramën, Keqiang premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare, Rama i kërkoi homologut kinez përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez.

Gjithashtu Rama në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhenieve diplomatike mes dy vendeve, i kërkoi edhe heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve.

Sipas Ramës ky veprim nxit rritje të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri dhe rrit shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri kinez Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN