MENU
klinika

Detaje nga takimi

Rama takon politikanen gjermane në Berlin, merr garanci për…(FOTO)

30.04.2019 - 11:28

Teksa ndodhet në Berlin, kryeministri Rama në vijmësi të takimeve atje ka zhvilluar një takim me kryetaren e partisë Socialdemokrate Andrea Nahles.

Mësohet se në këtë takim është diskutuar procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri e njohu Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave”- thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndërkohë Nahlas mësohet se e ka siguruar kryeministrin Rama për mbështetje të pakushtëzuar nga grupi socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor”- thuhet në njofim.