MENU
klinika

" Ajo është gruaja..."

Reagimi i parë i Zayn pas ndarjes nga Gigi Hadid

06.04.2019 - 15:52

Zayn reagon për herë të parë pas ndarjes nga Gigi Hadid në momentin kur dyshohet se një prej statuseve të tij i drejtohet modeles. Ai ka mohuar gjithçka.

Pas ndarjes nga Zayn Malik, Gigi Hadid tregoi se kishte ecur përpara, pasi dyshohet dhe përflitet se ka nisur një lidhje të re edhe pse vetë modelja nuk pranoi asgjë për çka flitet për të dhe Samuel Krost, i njohur më së shumti për paraqitjen në dokumentarin  Fyre Festival .

Asnjëri prej tyre nuk vendosi që të reagonte publikisht për ndarjen, ashtu siç bënë kur i dhanë fund romancës herën e parë.

Por në disa komente në Twitter, këngëtari i njohur i përgjigjet ndjekësve të cilët dyshonin se statusi i tij i drejtohej supermodeles.

Statusi im nuk ishte për Gigi Hadid, kështu që lëreni atë të qetë, ajo është gruaja më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN