MENU
klinika

La Liga

Real Madrid ‘ngec’ ndaj Getafe

25.04.2019 - 23:40

Është mbyllur me rrjeta të paprekura sfida mes Getafe dhe Real Madrid.

Los Blancos kanë konfirmuar sezonin e dobët duke marrë barazimin e 5-të për këtë sezon. Nuk pati shumë histori në Coliseum Alfonso Perez, ku skuadrat nuk shfrytëzuan siç duhet mundësitë e shënimit.

Ekipi që doli më i fituar nga sfida ishte Getafe që mori një pikë shumë të vlefshme duke mbajtur vendin e 4-t.

Reali i Zidane në krahun tjetër me këtë barazim 0-0 pakësoi shanset e saja për ta mbyllur sezonin në vendin e 2-të, pasi Atletico e Madridit tashmë është 6 pikë larg,

Getafe vazhdon ëndrrën Champions edhe pse me pikë të barabarta me Sevillan ndjekëse, kur mbeten edhe 4 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Madrilenët tashmë kanë hedhur sytë nga sezoni i ardhshëm ku pritet një merkato me emra të mëdhej për ta rikthyer ekipin e Zidane në krye të kampionatit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atalanta mposht Fiorentinën

Finale shqiptarësh në Kupën e Italisë