“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe ajo nuk do të ndalet”, kështu ka deklaruar sot e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.
Gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme, Leyla Moses-Ones tha se në ambasadë po këshillohen nga afër prokurorët shqiptarë, të cilët po sjellin ndjekje penale dhe të cilt janë të dukshme.
Gjatë fjalës së saj, Moses-Ones premtoi ndihmë për institucionet e reja të Drejtësisë.
“Ndihma jonë do të vazhdojë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK. SHBA po këshillon nga afër prokurorët shqiptar dhe po sjellin ndjekje të dukshme të çështjeve penale.
SHBA-të mbështesin të gjitha institucionet e reja të Drejtësisë, si SPAK-u, por më e rëndësishmja është që Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet”, ka thënë Moses-Ones.