MENU
klinika

Komisioni i Posaçëm

Reforma Zgjedhore/ Mazhoranca dhe opozita e re votojnë me 90 vota pro

25.04.2019 - 16:33

Parlamenti ka miratuar sot përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Ky komision është votuar sot me 90 vota pro të maxhorancës dhe ‘opozitës së re’, ndërkohë që mori dhe një votë kundër dhe 1 abstenim nga deputetët e rinj.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të drejtohet nga Damian Gjiknuri si bashkëkryetar dhe nga Rudina Hajdari.

Ndërkohë që këtij komisioni i janë shtuar 2 pjestarë të rinj, pra nga 10 anëtar që ishte parashikuar në fillim, sot është bërë me 12 anëtarë.

Më herët gjatë seancës, Rudina Hajdari tha se opozita e re ka arritur një sukses, pasi ka futur në axhëndën e këtij komisioni, ndryshimin e sistemit elektoral.

Ndërkohë që Taulant Balla u shpreh se PS do të ketë një kusht të vetëmnë punën e këtij komisioni, atë të përfshirjes në diskutim të votës së emigrantëve.

Përbërja e Komisionit:

Partia Socialiste:

-Damian Gjiknuri, Bashkëkryetar;

-Bashkim Fino, Anëtar;

-Alket Hyseni, Anëtar;

-Klotilda Ferhati, Anëtar;

-Blerina Gjylameti, Anëtar;

-Vasilika Hysi, Anëtare;

Grupi parlamentar demokrat:

-Rudina Hajdari, Bashkëkryetar;

-Mylym Murrizi Anëtar;

-Andi Përmeti, Anëtar;

-Korab Lita, Anëtar;

Grupi parlamentar i pavarur:

-Nimet Musai, Anëtar;

-Ralf Gjoni, Anëtar;

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika