Emërimi i krerëve të rinj të dy institucioneve më të rëndësishme financiare në vend, duket se ka futur në reformim të gjithë administratën.
Menjëherë pasi dy drejtuesit e rinj përkatësisht Arlind Gjokutaj në krye të Doganave si edhe Enton Duro në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, janë takuar sot me Kryeministrin Edi Rama për të përcaktuar prioritetet e institucioneve.
Po sipas të njëjtave burime, në këtë mbledhje kreu i qeverisë shoqërohej nga zv/kryeministri Erion Braçe si edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, mësohet se:
Porositë e ekzekutivit duket se kanë qenë të prera për drejtuesit rajonale të tatimeve e doganeve. Ndaj tyre bëhet me dije se është caktuar një afat një mujor për të përmbushur objektivat, në të kundërt do të shkarkohen.
Sakaq në mbledhje mësohet se është shkarkuar drejtori i Hetimor tatimor si edhe disa drejtuesit rajonalë, ndërsa janë dorëhequr nëndrejtorët rajonalë në tatime e dogana.