MENU
klinika

21-Prilli afati i fundit

Regjistrimi i partive në zgjedhje, opozitës po i ‘skadon’ koha

20.04.2019 - 14:49

Në kohën kur opozita është e vendosur të mos shkojë në zgjedhje vendore me Edi Ramën në krye të qeverisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon numërimin mbrapsht për përfundimin e afateve ligjore.

21 Prilli është afati i fundit ligjor për PD dhe LSI-ë që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Por për shkak se 21 Prilli është ditë e dielë dhe e hëna korrespondon me pushim zyrtar, regjistrimi i subjekteve zgjedhore mund të shtyhet deri në datën 23 Prill.

Deri më tani janë regjistruar 25 parti politike, mes tyre edhe Partia Socialiste, të cilat kanë shprehur vullnetin për pjesëmarrjen në zgjedhje pavarësisht bojkotit të opozitës.

KQZ-konica.al

Ndërsa javën që vjen pritet të regjistrohen edhe 9 të subjekte të tjera. PD dhe LSI kanë bojkotuar edhe më herët procesin zgjedhor me mosdërgimin e komisionerëve për KZAZ-të.

Përveç bojkotit të zgjedhjeve procesi zgjedhor ka hasur edhe në një tjetër problematikë, në pezullimin e tenderit për fletët e votimit, shkak është bërë ankesa e një kompanie që ka marrë pjesë në garë.

Në faqen online të Komisionit për Prokurimet Publike ende nuk ka një vendim për këtë ankimin, dhe si rezultat procedura e tenderit për fletët e votimit vijon të mbetet e pezulluar.