Fillimi i javës pritet të jetë pa reshje shiu dhe temperatura të larta pranverore.
Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në të gjitha qarqet e vendit nuk priten reshje shiu, ndërsa temperatura maksimale parashikohet të arrijë në 20 gradë celsius në bregdet, ndërsa ajo minimale 3 gradë celsius, në zonat malore.
RESHJET
Sot (e hënë dt.22) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot (e hënë dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 20 °C
në vendet e ulëta: 8 /19 °C
në vendet malore: 3 / 17 °C
ERA
Sot (e hënë dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.