MENU

Temperaturat

Reshje shiu dhe shtrëngata? Parashikimi i motit për sot

30.04.2019 - 08:14

Moti vijon me vranësira dhe me reshje lokale edhe ditën e sotme.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, sot priten reshje në disa qarqe të vendit, ku ai i Lezhës pritet të ketë sasisë më të madhe.

RESHJET

Sot (e martë dt.30) reshjet pritet të jenë mesatare në qarkun Lezhë. Në qarqet e tjera të vendit, ato pritet të jenë të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Sot (e martë dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 15 °C

në vendet e ulëta: 10 / 16 °C

në vendet malore: 5 / 12 °C

ERA

Sot (e martë dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.