MENU
klinika

Temperaturat

Reshje shiu dhe shtrëngata? Parashikimi i motit për sot

18.04.2019 - 08:25

Edhe ditën e sotme priten reshje shiu të dobëta.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM në zona të kufizuara mund të ketë reshjet mund të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.

RESHJET

(e enjte dt.18) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve. Në RASTE SHUMË TË RRALLA reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Sot (e enjte dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 8 /20 °C

në vendet malore: 1 / 14 °C

ERA

Sot (e enjte dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.